Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni ka pranuar ditën e sotme ankesat e partive për parregullsi gjatë procesit të votimit, ankesa këto të cilat janë kundërshtuar fuqishëm nga VMRO.
KSHZ-ja ka marrë parasysh 4 ankesa nga Lëvizja Besa për parregullsi në njësinë numër 2 dhe 6-të në rajonin e Haraçinës dhe atë të Likovës.
Edhe Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë është ankuar për parregullsi në njësinë zgjedhore numër 6-të, ku pretendon se i është marrë në formë të paligjshme një deputet.
Pas pranimit të këtyre ankesave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni, ka reaguar edhe partia e Nikolla Gruevskit, i cili u ka bërë thirrje mbështetësve të tij të rrethonin ndërtesën e KSHZ-së.
Sipas raportimeve të mediave maqedonase raportohet se një numër i madh mbështetësish janë duke ardhur në drejtim të Shkupit për të protestuar përpara ndërtesës së KSHZ-së.
Opozita i humbi zgjedhjet në Maqedoni me vetëm me dy mandate më pak se partia e Gruevskit e cila u shpall fituese.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com