Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Sela, është shprehur se nëse maqedonasit nuk votojnë ligjin për ta bërë gjuhën shqipe gjuhë zyrtare në Maqedoni, atëherë shqiptarët do të krijojnë parlamentin e tyre.
“Nëse nuk votohet ligji për ta bërë gjuhën shqipe zyrtare ne do të largohemi nga ai parlament dhe do të bëjmë parlamentin e shqiptarëve e më pas vet do ta zyrtarizojmë gjuhën shqipe aty ku janë shqiptarët”, është shprehur Sela.
Gjithashtu ai ka shtuar se pas krijimit të parlamentit do të dalin edhe organet e tjera qeverisëse.
Zela ka deklaruar se nëse ligji për bërjen gjuhë zyrtare i gjuhës shqipe në Maqedoni nuk votohet, partitë shqiptare nuk kanë për ta votuar qeverinë e re të Maqedonisë.
“Fillimisht duhet votuar ligji, më pas ne e mbështesim atë subjekt politik i cili i përmbush premtimet e bëra brenda 100 ditëve”, tha ai.
Sela është shprehur se ka ardhur momenti që shqiptarët e Maqedonisë, të kenë të drejta të barabarta dhe se nuk ka rëndësi se kush parti do të drejtojë vendin e rëndësishme është që të mbajë premtimet e bëra.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com