Maqedoni, SHBA apel për qetësi
në dy protestat e paralajmëruara

Maqedoni, SHBA apel për qetësi<br />në dy protestat e paralajmëruara
MAQEDONI- SHBA bëjnë apel për qetësi dhe respektim të ligjit gjatë dy protestave që janë paralajmëruar për tu mbajtur në Maqedoni gjatë dy ditëve të ardhshme.
"Jemi të informuar që ka thirrje për demonstrata në tërë vendin gjatë ditës së premte dhe të shtunë në lidhje me vrasjen e pesë personave muajin e kaluar në afërsi të fshatit Smillkovci. Derisa e drejta për t’u grumbulluar dhe për të shprehur mendimin në mënyrë të qetë duhet respektuar, ne edhe më tej ftojmë qytetarët që të shprehin mendimin e tyre në mënyrë paqësore, të qetë si dhe të lejojnë zbatimin e procesit ligjor për këtë çështje në pajtim me ligjet dhe procedurat ligjore të Maqedonisë", thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Përfaqësues të shqiptarëve kanë paralajmëruar për nesër zhvillimin e protestave paqësore në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Strugë dhe qytete tjera për të shprehur reagimin lidhur me operacionin policor dhe arrestimet e shqiptarëve për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.
Ndërkaq një ditë më pas, të shtunën, përfaqësues të komunitetit maqedonas kanë paralajmëruar një protestë paqësore para qeverisë për të kërkuar dënimin e autorëve të vrasjes së pesëfishtë.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Përplasi me kamionçinë makinën ku udhëtonin 4 persona, në pranga 41-vjeçari

Elbasan/ Përplasi me kamionçinë makinën ku udhëtonin 4 persona, në pranga 41-vjeçari