Maqedoni, sherr dhe fyerje
mes deputetëve shqiptarë
VIDEO- Shikoni sherrin

Maqedoni, sherr dhe fyerje<br />mes deputetëve shqiptarë <br />VIDEO- Shikoni sherrin
SHKUP- Shmanget në momentet e fundit një incident fizik në Kuvendin e Maqedonisë mes dy deputetëve shqiptarë Xhevat Ademit të BDI dhe Imer Aliut të PDSH. Përplasja mes dy deputetëve ka ndodhur në mbledhjen e zakonshme të Komisionit për Sistemin politik ndërsa po diskutohej projektligji I ri për lustrimin.
Gjithcka ka nisur kur Xhevat Ademi I BDI ka dhënë opinonin e partisë së tij lidhur me draftin, por kjo ka nxitur reagimin e menjehërshëm të deputetit të PDSH Imer Aliu që e ka akuzuar atë si “bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete dhe se ka nënshkruar 13 faqe dokument për bashkëpunim me shërbimet sekrete.
Këto akuza u hodhën poshtë nga deputeti I BDI-së. Ja dialogu I plotë mes tyre.

Aliu: Xhevat Ademi le të tregojë për vete se ka nënshkruar për të bashkëpunuar me shërbimet serkrete.
Ademi: Protestoj ashpër dhe kërkoj që komisioni të distancohet nga shpifja e ulët, e pistë, e pamoralshme, në interpretimin e keq dhe tendencioz.
Aliu: Cila është shpifja, se ke nënshkruar tre nënfaqe për të bashkëpunuar
Ademi: Hesht bre qen,o legen
Aliu: O majmun pse gënjen, si është e mundur kjo, 13 faqe ke nënshkruar ti

Deputetët shqiptarë vijuan replikat e ashpra edhe jashtë sallës së mbledhjes së komisionit ku ndërhyrja e rojeve të sigurisë shmangu një përplasje të mundshme fizike mes tyre. Pas kësaj situate mbledhja e komisionit është ndërprërë për të vijuar në ditët më pas. (ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje