U zhvillua miqësorja mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në qytetin e Prilepit , në staduimin “Goce Dellcev”. Rezultati i ndeshjes shënoi barazim pa gola duke mos realizuar pritshmëritë për fitore nga trajneri i skuadrës sonë. Sipas drejtuesve të kombëtares shqiptare kjo ndeshje duhet të përfundonte me një fitore për stolin kuq e zi.

Ndeshja ka nisur me fyerje për himnin kombëtar të Shqipërisë dhe me sharje të rënda nga 5 mijë tifozët e pranishëm në Prilep. Tifozët kanë lëshuar shumë thirrje anti-shqiptare, duke acaruar edhe futbollistët. Thirrjet kanë qenë: “I vetmi Shqiptar i mirë është një Shqiptar i vdekur”.

Pas ndeshjes, futbollistët kanë pohuar se janë ndjerë të fyer nga ksenofobia e shfaqur nga maqedonasit, duke e quajtur atë sjellje të patolerueshme dhe që nuk ka asnjë lidhje me futbollin