Këtë të hënë pritet që në Kuvendin e Maqedonisë të zgjidhet përbërja e re e Komisionit për Zgjedhje dhe emërime si dhe të vazhdohet seance konstitive për zgjedhjen e kryetarit të ri të Parlamentit.
VMRO-DPMNE-ja ka refuzuar të komentojë nëse do të mbështetë kandidatin e përfolur të shumicës së re parlamentare Talat Xhaferi ose do të propozojë emër të ri.
Kryetari i Kuvendit zgjidhet me shumicë prej 61 deputetësh. Në rast kundërshtimesh në zgjedhjet e kreut të Kuvendit, rregullorja parashikon që seanca për zgjedhjet e kryetarit të thirret nga 1/3 e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime ose me nismën e 20 deputetëve.
Ish- kryeministri Nikolla Gruevski këmbëngul në zgjedhje të reja së bashku me ato lokale. Por nga LSDM thonë se zgjedhjet e fundit treguan vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë dhe se referendumi i vërtetë ndodhi më 11 dhjetor.
Të enjten u arrit marrëveshja që kryetari i Komisionit të Emërimeve të ishte nga VMRO-ja, e cila do të ketë aty 6 anëtarë, LSDM-ja 5, ndërsa Besa dhe BDI-ja nga një anëtar.
VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit, pas zgjedhjeve të dhjetorit të kaluar dështoi në formimin e Qeverisë së re dhe që nga atëherë ka nisur fushatën kundër deklaratës së
Përbashkët të partive shqiptare, e cila ishte edhe shkaku kryesor për të cilin presidenti Gjorge Ivanov refuzon të mandatojë liderin e LSDM-së Zoran Zaev për kryeministër të ri të vendit.
Redaksia Online
(B.K/e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com