Maqedoni, sot varrimi
i 5 të rinjve të vrarë

Maqedoni, sot varrimi<br />i 5 të rinjve të vrarë
MAQEDONI-5 të rinjtë që u vranë mesnatën e së enjtes pranë liqenit të Hekuranës në Shkup, përcillen sot për në banesën e fundit në varrezat e Butelit. Komuna e Butelit e ka shpallur ditën e stome ditë zie, duke ulur flamujt në gjysmështizë. Agjensia e lajmeve ‘Ina-online’ zbardh emrat e viktimave. Ata janë Filip Slavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Acevski dhe Kire Triçkovski nga Radishani, të moshës rreth 20 vjeç si dhe Borçe Stevkovski nga Cresheva rreth 45 vjeç. Në ceremoninë e varrimit pritet të marrin pjesë edhe autoritete të larta shtetërore.

REAGIMI I NDERKOMBETAREVE
Ndërkaq vrasja e 5 personave shkaktoi tension në Shkup, ndërsa autoritetet ndërkombëtare bënë apel për ruajtjen e qetësisë. Ambasada e SHBA, dhe zyra e delegacionit të BE në SHkup u bënë thirrje të gjitha palëve të vetëpërmbahen dhe t’i japin hapësirë të nevojshme autoriteteve për të gjetur dhe nxjerrë para drejtësisë autorët e krimit.

TRAZIRAT PAS VRASJES
Gjatë ditës së djeshme disa persona që i përkasin etnitetit maqedonas kanë protestuar në autostradën Shkup – Tetovë, në afërsi të Butelit. Në radhët e tyre janë regjistruar edhe persona me maska dhe mjete të forta. Njësitet speciale kanë qëndruar në vendin e ngjarjes dhe kanë evituar incidente të rënda. Sipas ministrisë së brendshme nga sulmet e turmave janë dëmtuar katër makina, si dhe një autobus i linjës Radishan – Luboten – Shkup. Ndërkaq vetëm rreth orës 01.15 minuta të mëngjesit të sotëm turmat e maqedonasve kanë zhbllokuar rrugën kryesore në Draçevë, që lidh rajonin e fshatrave të Karshiakës me Shkupin. Njësitet speciale kanë qëndruar për disa orë në vendin e ngjarjes, ndërsa pas negociatave mes pjesëtarëve të policisë dhe qytetarëve të tubuar maqedonas, bllokada është hequr. Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe kryetari i komunës së Studeniçanit, Fati Iseni, i cili kërkoi që të hiqet bllokada, pasi shumë familjarë shqiptarë kishin mbetur të bllokuar dhe pa shkuar në shtëpitë e tyre. Pas heqjes së barrikadës, banorët shqiptarë kanë udhëtuar drejt shtëpive të tyre në fshatrat e komunës së Studeniçanit.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato