Maqedoni, Thaçi takon në spital
Ahmetin: I uroj shërim të shpejtë

Maqedoni, Thaçi takon në spital<br />Ahmetin: I uroj shërim të shpejtë
TETOVE - Minisitri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar ditën e sotme kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, i cili po qëndron në Qendrën urgjente të Spitalit klinik të Tetovës, pas aksidentit rrugor të ditës së djeshme në hyrje të Tetovës.

Takimi mes tyre zgjati për rreth 30 minuta, ndërsa pas kësaj, Thaçi në një deklaratë për mediat, shprehu urimin e tij për shërim sa më të shpejtë të Ahmetit dhe daljen e tij nga spitali.

"Si edhe shqiptarët e tjerë, edhe ne në Kosovë, me keqardhje të madhe e dëgjuam lajmin për fatkeqësinë e liderit të shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmeti. Erdha ta vizitoj edhe privatisht, por edhe zyrtarisht, dhe t'i dëshiroj shëndet dhe jetë të gjatë dhe sa më shpejtë të kthehet dhe ta marrë përgjegjësinë institucionale dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Ne jemi miq të vjetër dhe bashkëluftëtarë, dhe më inkurajon që shëndeti i tij është gjithnjë e më mirë dhe shumë shpejt e pres kontributin e tij të plotë", tha Thaçi.

Lidhur me marrëveshjen e Ohrit, Thaçi nënvizoi se në përgjithësi marrëveshja është zbatuar por duhet të intensifikohet pasi ishërben paqes dhe stabilitetit në rajon.

"Marrëveshja e Ohrit po zbatohet, por pritjet janë se ajo vazhdimisht duhet të intensifikohet dhe dinamizohet në zbatimin e saj, sepse është garanci për paqen dhe stabilitetin", tha Hashim Thaçi.

Ditën e djeshme ishte Kreu i Kuvendit Ilir Meta i cili shkoi të vizitonte Ahmetin në spital, i cili pësoi aksident rrugor pikërisht gjatë rrugës për t’u takuar me kryeparlamentarin shqiptar, në kuadër të vizitës dyditore që ky i fundit zhvilloi në Maqedoni.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur

‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur