Maqedoni, Tjetër lëkundje
tërmeti, terrorizohen banorët 

Maqedoni, Tjetër lëkundje<br />tërmeti, terrorizohen banorët 
MAQEDONI- Tjetër tërmet me magnitudë 4 ballë ka tronditur kufirin e vendit tonë me Maqedoninë, në orët e para të së mërkurës.
 
Epiqendra nuk dihet ende por është bërë e ditur se tërmeti është ndjerë në njësinë administrative Ostren i Madh, në Bashkinë Bulqizë, në komunën e Kërçovës edhe në fshatin Devoll të Korçës.
 
Lëkundjet kanë zgjatur rreth 10 sekonda dhe janë ndjerë më shumë në disa qytete afër me kufirin maqedonas, ndërkohë që gjendja tashmë është normalizuar.

Nga frika e tërmetit banorët e fshatrave kanë dalë nga shtëpitë dhe shprehen se ndihen të tmerruar. 
 
Lëkundje sizmike tërmeti janë ndjerë mesditën e së hënës në disa qytete të Shqipërisë, edhe pse epiqendra e tërmetit është regjistruar në fshatin Kosel, 12 km në verilindje të Ohrit në Maqedoni dhe 90 km nga Tirana.
 
Nga lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit rrezikohet dhe shpërthimi I vullkanit “Duvallo”, në fshatin Kosel.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz