Maqedoni, tre refugjatë mbyten
në lumë, qindra kalojnë kufirin

Tre refugjatë humbën jetën sot gjatë përpjekjeve për të kaluar lumin e “Thatë” në Maqedoni dhe disa të tjerë u plagosën. Ndërkohë, qindra refugjatë arritën në tokën maqedonase, pasi kaluan kufirin me Greqinë.

Viktima janë dy burra dhe një grua, ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi rreth orës tre në mëngjes, në vendin e quajtur Borovë në Suvarek, në afërsi të kampit për pranimin e refugjatëve në Gjevgjeli, ndërsa ministria e Brendshme u njoftua për ngjarjen rreth orës shtatë të mëngjesit, raportojnë mediat maqedonase. 

refugjatet maqedoni

Një grup emigrantësh nga Irani prej 26 personash është futur ilegalisht në Maqedoni në fshatin Moin dhe ka tentuar që të kalojnë lumin, citon ALSAT burime zyrtare nga ministria e Brendshme maqedonase. 

Lajmi u konfirmua edhe nga burime zyrtare nga UNHCR, agjencia e mbrojtjes së refugjatëve pranë OKB-së.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

SPAK nxjerr blof Berishën asnjë dosje për Majkon në Prokurorinë e Posaçme

SPAK nxjerr blof Berishën asnjë dosje për Majkon në Prokurorinë e Posaçme