Maqedoni, tremben serbët: Shqipja,
nisja e krijimit të Shqipërisë së Madhe

Maqedoni, tremben serbët: Shqipja,<br />nisja e krijimit të Shqipërisë së Madhe
Jetësimi i platformës shqiptare në Maqedoni ka frikësuar serbët, të cilët shprehen e një hap i tillë do të thotë se po fillon krijimi i Shqipërisë së Madhe.
 
Kryetari i Partisë demokratike të serbëve në Maqedoni, Ivan Stoilkovic thekson se interesi më i madh është që të mos mbijetojë platforma e Tiranës.
 
Në krizën e tanishme politike në Maqedoni, interesi më i madh është që të mos mbijetojë platforma e Tiranës sepse ajo praktikisht do të thotë fillimi i krijimit të Shqipërisë së Madhe.
 
Nëse kjo kërkesë fiton të drejtën civile, populli serb në Maqedoni do të gjendet në situatë të pamundur. Njëkohësisht do ta sjell edhe Serbinë në situatë shumë të rëndë.
 
Me realizimin e platformës shqiptare, do të krijohet shteti dy nacional në të cilin nuk do të ketë vend për pjesëtarët e pakicave siç janë serbët, romët, ndërsa Maqedonia do të vijë në situatë në të cilën aktualisht janë boshnjakët në Bosnje dhe Hercegovinë
”, thotë Ivan Stoilkovic.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane