Maqedoni/ Tsipras vizitë historike në Shkup: Marrëveshja e Prespës realizim me përpikmëri

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ai është kryeministri i parë i Greqisë që do të vizitojë vendin. Pas takimit tet-a-tet Zaev- Cipras dhe takimi ndërqeveritar, dy kryeministrat janë paraqitur në pres konferencë të përbashkët.Cipras mes tjerash porositi që dy vendet duhet të kalojnë nga historia e luftës dhe e konflikteve, duhet të ndërtojnë nerativa të reja, ai tha se relacionet e reja me vendin nuk do të jenë sukses vetëm për Maqedoninë e Verit dhe Greqinë por edhe për Ballkanin dhe gjithë Evropën.

“Ne jemi këtu për të gjetur zgjidhje dhe për të shikuar përpara, të shohim drejt ardhmërisë. Ti largojmë nyje, të ndërtojmë ura në vend të mureve. Mbrëmë Papa deklaroi se ata që ndërtojnë mure, gjenden vetë si të burgosur në ato mure, kurse ata që po përpiqen të rrënojnë muret ata po ndërtojnë ura. Gjithsesi ne mësojmë nga historia, por edhe krijojmë historinë tonë, ky është vizion kyq për Evropën dhe Ballkanin”.

Ai siguroi edhe një herë se Greqia do të mbështes Maqedoninë e Veriut deri në anëtarësimit e plotë në NATO dhe BE, duke theksuar se implementimi i Marrëveshjes mes dy vendeve është me rëndësi jetike. “Sipas meje e rëndësishme për ardhmërinë e dy vendeve është krijimi i institucioneve që do të kenë kontakte dhe do të mundësoje implementimin e marrëveshjes së Prespës”.

Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me atë se cila është strategjia e dy kryeministrave për të bindur ata që mendojnë ndryshe për Marrëveshjen e Prespës, Cipras tha se me kalimin e kohës pas përfitimeve të shumta që do të kenë qytetarët e dy vendeve do të binden se kjo marrëveshje sjell vetëm të mira.

“Unë mendoj se me vetë fillimin e implementimit të marrëveshjes do të ketë mirëkuptim të ndërsjellë mes qeverive dhe mes qytetarëve. Kur do të rrisim transaksionet financiare, kur do të krijojmë vende të reja të punës, atëherë të gjithë do ta kuptojnë dëmin që kanë shaktuar problemet e 30 viteve të fundit”.

Njëjtë është përgjigjur edhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut në pyetjen e Gazetarit Grek se si do të realizoni Marrëveshjen e arritur, që të dy kryeministrat e vendeve ishin të vedosur në bashkëpunim, përparim, bashkëpunim strategjik dhe pohuan se gjithsecili duhet të ketë të qartë se Marrëveshja do të implementohet deri në pikën e fundit.

Kryeministrat e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, dhe ministra të dy qeverive sot në Shkup kanë nënshkruar më shumë marrëveshje për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral. Zaev dhe Cipras në kuadër të seancë së përbashkët të Këshillit të Lartë për bashkëpunim mes dy vendeve kanë nënshkruar plan aksionar për forcimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës konform Marrëveshjes së Prespës. Në delegacionin që po shoqëron Ciprasin gjatë vizitës në Shkup, krahas ministrave të Qeverisë, marrin pjesë edhe më shumë se njëqind përfaqësues të kompanive të mëdha dhe të mesme të interesuara për investime në vend.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dividum et imperam!: 02/04/2019 15:32

    Ndaji e sundoi!Dividum et imperam!_ja shembulli i Neo_Greko_Maqedonasve(Serbo bullgare)!..duke vendosur fitilat midis Shqiptarevet,qe humbasin kohen me zenka primitivo_feminore!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar