Alit Abazi, kandidati i pavaruar për këshilltar, i cili u plagos mbrëmjen e djeshme në incidentin e armatosur në Kërçovë është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Edhe të plagosurit e tjerë në incident, shefi i kabinetit të Abazit, Destan Abdiu dhe Shaban Dalipi janë gjithashtu në spital në gjendje të qëndrueshme.

Ngjarja ka ndodhi  në bulevardin “Liria”, ndërsa sipas medieve maqedonase shkak për ngjarjen kanë qenë disa mosmarrëveshje  për të cilat është zhvilluar dhe proces gjyqësor.

Policia ka arrestuar një person me iniciale A.A, që  mendohet të jetë agresori i këtij sulmi me armë.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com