Maqedoni, vidhen 30 foshnje
dhe adoptohen në mënyrë ilegale

Maqedoni, vidhen 30 foshnje<br />dhe adoptohen në mënyrë ilegale
Plas skandali lidhur me tregtimin e foshnjeve në Maqedoni. Mësohet se rreth 30 fëmijë janë marrë nga familjet e tyre, duke i mashtruar se foshnjet kanë vdekur dhe më pas janë adoptuar në mënyrë ilegale.

Nga shoqata e fëmijëve dhe të rinjve pa prindër, “Ndërtojmë ardhmëri”, thonë se tek ta janë paraqitur 30 familje të cilat pretendojnë se u janë marrë fëmijët dhe tani dëshirojnë që t'i gjejnë.

“Këto janë të gjitha familjet që i kemi vizituar, këtu janë edhe dokumentet e mjekut ndërsa ka edhe 10 familje që duhet të vizitohen dhe pasi të përfundojnë edhe gjithë dokumentacionin e grumbulluar, do t'i dërgojmë në institucionet shtetërore dhe ne ua lejmë atyre që në mënyrë transparente dhe të ndershme punën ta çojnë deri në fund. Vetë familjet biologjike të cilëve ua janë marrë fëmijë meshkuj dhe femra i kërkojnë t'u kthehen të shëndoshë, madje edhe nëse janë të vdekur, ata duan të dinë ku janë të varrosur”, tha Ilija Jovanoviq, kryetarë i shoqatës “Ndërtojmë Ardhmëri”.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS