Maqedoni, vijon seanca maratonë për emrin e ri, shumica nuk i ka votat

Maqedoni, vijon seanca maratonë për emrin e ri, shumica nuk i ka votat

Kuvendi i Maqedonise

SHKUP-Kuvendi maqedonas vijon seancën maratonë për ndryshimet Kushtetuese që janë pjesë e Marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit Republika e Maqedonisë së Veriut.

Në seancën e sotme, ashtu si dje priten fjalime të gjata nga të gjithë deputetët, ndërsa në përfundim të diskutimeve do të hidhen në votim propozimet për ndryshimet kushtetuese.

LSDM, partia që udhëheq koalicionin u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të votojnë pro marrëveshjes me Greqinë, pasi i hap rrugë integrimit të Maqedonisë në NATO, por edhe negociatave për në BE.

Por për të kaluar marrëveshja duhen dy të tretat e votave (80 nga 120 deputetë) por shumica maqedonasve nuk i ka votat e mjaftueshme dhe vendi pritet që të shkojë në zgjedhje të parakohshme nëse nuk miratohen propozimet.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 16/10/2018 09:30

    EWdhe nese te gjithe votojne,shqiptaret,asnje arsye kombetare e poltike nuk e kane te votojne.Sepse, nese votojne edhe njehere me doren e vete,falin trojet etnike dhe popullin autokton, qe IRJM te formone shtet,me toka e me popull shqiptare.Kjo as nuk duhet te mendohet,as te lejohet e as te veprohet kurresesi,Shqipatrate ndihmuan "maqedonet" kur dy shtetet shqiptare,Shqiperia dhe Kosova, si me nguti, shpejt, pa asnje kushtezim, njohen shtetin inekzistent te IRJM,Kjo ishte budallalleku historik shqipotar. Tash mos te veprohet si ne "referendum", para pak ditesh,kur shqiptaret pa asnje parakusht,pa asnje logjik,jo natyrshem votuan per IRJM.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit...çfarë thonë yjet për ju sot

Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit...çfarë thonë yjet për ju sot