SHKUP (MAQEDONI) - Një arkë me rreth 500 mijë euro dhe 50 mijë dollarë është vjedhur në një banesë në rrugën "Bihaçka" në Shkup, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, të cilës i referohet Radio Vala po në Maqedoni.
Pronari i banesës, M.M (57 vjeç) nga Shkupi, është paraqitur në polici dhe ka dëshmuar se një autor i panjohur në periudhën prej 21 deri më 23 qershor, duke përdorur mjete të sofistikuara ka hyrë në shtëpi dhe e ka marrë kasafortën në të cilën kanë qenë paratë, si dhe stoli ari dhe dokumente.
Dëmi material i tërësishëm vlerësohet rreth 33.580.000 denarë. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes dhe po merren masa për zbulimin e autorit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com