Maqedoni, VMRO-DPMNE kërkon
zgjedhje të reja

Maqedoni, VMRO-DPMNE kërkon<br />zgjedhje të reja
Pas përfundimit të afatit për arritjen e formimit të koalicionit qeverisës VMRO-DPMNE-ja ka deklaruar se nuk është arritur marrëveshja me BDI-në, duke thënë se zgjedhjet e reja janë e vetmja zgjidhje për krizën politike në vend.

“VMRO-DPMNE së bashku me koalicionin "Për Maqedoni më të mirë", si fitues i zgjedhjeve të fundit të cilat kanë marrë mbështetjen më të madhe nga qytetarët dhe kanë marrë më shumë vota dhe deputetë, beson se formimi i qeverisë duhet të synoj mbylljen e krizës politike, e jo rritjen e saj dhe e konsideron se mbajtja e zgjedhjeve të reja është vendimi i pjekur për tejkalimin e krizës dhe për caktimin e prioriteteve për reforma në plan të parë. Çdo zgjidhje tjetër vetëm do të çojë në konflikte të reja dhe probleme tjera”, shkruhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu nuk kanë munguar edhe një retorike e ngarkuar politike, ku VMRO-DPMNE-ja është shprehur se dikush dëshiron të shpërfillë vullnetin e popullit dhe ta çojë vendin në një fazë të pasigurt.

Në deklaratën  e VMRO-DPMNE-së  thuhet se çdo vendim tjetër, përveç zgjedhjeve  do të ishte problematik për vendin, ndërkohë që shprehen se partia nuk ka për të ndryshuar pozicionet e tyre parimore.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje