Maqedoni, VMRO nuk do të marrë
pjesë në rivotimin e Tearcë

Maqedoni, VMRO nuk do të marrë<br />pjesë në rivotimin e Tearcë
Pas pranimit të ankesës së Lidhjes Socialdemokrate nga Gjykata Administrative për një rivotim në komunën e Tearcës, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni ka shpallur rivotimin në këtë komunë.

Por edhe pse ky rivotim është pritur mirë na LSDM-ja e pakënaqur me vendimin e gjykatës është partia e ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Partia e Gruevskit, VMRO, ka bërë të ditur se nuk do të marri pjesë në këtë rivotim dhe se nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve.

Ndërkohë nënkryetari i VMRO-së, Nikolla Todorov, është shprehur se vendimi i gjykatës është i udhëhequr nga motive politike dhe nuk mbështetet në asnjë bazë ligjore. Ai gjithashtu shtoi se kjo ishte një përpjekje për t’u vjedhur një fitore të pastër.

Në komunën e Tearcës janë gjithsej 700 votues, por mund të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit në Maqedoni.

Aktualisht VRMO-ja ka 50 mandate deputetësh dhe LSDM-ja 49-të e nëse kjo e fundit fiton me një diferencë minimale prej 300 votash merr një deputet tjetër duke i shkuar në një numër të njëjtë deputetësh 50 me 50.

Votimi në Tearcë do të zhvillohet ditën e djelë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër