Maqedoni, votohet qeveria e re
Gruevski dorëzon programin
Në Maqedoni, parlamenti miratoi të enjten kabinetin e ri qeveritar, i cili do të drejtohet nga kryeministri Nikolla Gruevski. 77 deputetë votuan për qeverinë e re, ndërsa 6 deputetë të Partisë Demokratike Shqiptare ishin kundër.
MAQEDONI- Në Maqedoni, parlamenti miratoi të enjten kabinetin e ri qeveritar, i cili do të drejtohet nga kryeministri Nikolla Gruevski. 77 deputetë votuan për qeverinë e re, ndërsa 6 deputetë të Partisë Demokratike Shqiptare ishin kundër.
Opozita maqedonase, e cila po vazhdon ta bojkotojë Parlamentin, nuk mori pjesë në seancën e sotme, por pritet që ajo t’i zbusë qëndrimet. Të premten pritet të ketë një takim midis kryetarit të VMRO, Nikolla Gruevskit dhe kryetarit të LSDM, Zoran Zaevit.
Gruevski gjatë një fjalimi, theksoi nevojën për një sërë reformash. Rritja ekonomike, punësimi, integrimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO, lufta kundër kriminalitetit, marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe reformat në fushën e arsimit, janë disa nga përparësitë e qeverisë së tij.
Në sallën e Parlamentit munguan deputetët e opozitës maqedonase përveç Roza Topuzovkas e cila nuk i është bindur urdhërave të drejtuesve opozitarë për bojkotimin e punimeve të Parlamentit.
Deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare votuan kundër qeverisë, duke thënë se ajo nuk ka ndryshuar dhe është bërë shkas për bllokimin e proceseve integruese të vendit, si dhe për shkak të pozitës së vështirë të shqiptarëve në Maqedoni, siç u shpreh deputeti Orhan Ibrahimi.
Dy partitë e koalicionit, VMRO dhe BDI kanë 79 deputetë, në parlamentin prej 123 vendesh.
Në radhët e VMRO-së nuk ka shumë ndryshime për sa i përket emrave të kandidatëve për ministra, përveç Zoran Jolevskit, ish-ambasador deri para pak ditësh në Uashington, i cili do ta drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes.
Ndërkohë, tek BDI-ja ka më tepër emra të rinj në qeveri. Adnan Jashari do të jetë ministër i ri i Drejtësisë, Bekim Neziri i Ekonomisë, Lirim Shabani i Vetadministrimit Lokal dhe Nurhan Izairi ministër i Ambientit. Ndërkohë, Abdilhaqim Ademi do të drejtojë Ministrinë e Arsimit; Musa Xhaferi vazhdon të jetë zëvendës-kryeministër, i ngarkuar me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa Fatmir Besimi për Integrimet Evropiane. Visar Fida nga radhët e BDI-së do të jetë ministër pa portofol.
Marrë nga "Zëri i Amerikës"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4438
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08