Maqedoni, vrasjet
"hetimi po përparon"

Maqedoni, vrasjet<br />"hetimi po përparon"
SHKUP - Ministrja e brendshme maqedonase Gordana Jankulovska është shprehur sot optimiste për hetimet në lidhje me vrasjen e pesëfishtë në fshatin Smilkovë, pranë Shkupit.

Ajo theksoi se po bashkëpunohet me vendet fqinje të Maqedonisë për shkëmbim informacionesh në lidhje me zbulimin e krimit që rriti ndjeshëm tensionet ndëretnike në Maqedoni.
“Këtu parasëgjithash mendohet për vendet fqinje, pasi sipas të gjitha gjasave nëpërmjet vendeve fqinje mund të merren më shumë informata, për dallim të ndonjë vendi tjetër që është gjeografikisht më larg nga Maqedonia. Por asnjë mundësi dhe opsion nuk e përjashtojmë”, tha Jankulovska.

Ministrja e brendshme tha se në polici janë paraqitur 40 qytetarë për të dhënë informacione lidhur me veturën Opel që mendohet se është përdorur nga vrasësit:
“Të gjitha informatat që ne vlerësojmë se në këtë fazë nuk do të dëmtojnë hetimin i kemi publikuar, por paraqitjet e qytetarëve, që të jemi më konkretë, në kuptimin e asaj se në cilën pjesë të qytetit e kanë parë veturën, në çfarë periudhe të ditës e kanë parë veturën, përputhen me supozimet tona se vetura ka qenë në vendin e ngjarjes, që u dëshmua edhe me analizën e gjurmëve. Historiku i veturës është diçka që mund të vërtetohet në bazë të dokumentacionit, ne e kemi bërë atë dhe e dimë saktë se kur dhe ku ka hyrë vetura”.

Ministrja Jankulovska është ndalur edhe në protestat e dhunshme në Shkup të një dite më parë duke thënë se përveç 14 të arrestuarve gjatë dhe pas protestës, po punohet për të identifikuar persona të tjerë që morën pjesë në sulmet ndaj policisë, qytetarëve, apo ekipeve televizive të pranishme.

Jankulovska e ka quajtur spekulim një lajm të përhapur në media, pas publikimit nga Vecernje Novosti, sipas të cilit një dëshmitar i ka mbijetuar masakrës.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje