SHKUP-Kryetari i degës së Bogovinës, Hazbi Idrizi është vrarë me 6 plumba në një lokal në fshatin Bogovinë, Maqedoni.
Autori i ngjarjes është vetëvrarë.
Sipas banorëve të fshatit Bogovinë, komunë e Tetovës, rreth orës 10:30 është plagosur kryetari i komunës së Bogovinës z. Hazbi Idrizi me 6 plumba nga një bashkëfshatar i tij. Më pas u mesua se Idrizi nuk mundi t'u mbijetojë plagëve dhe humbi jetën në spital.
Tani për tani nuk dihen arsyet, por nga dega e Bogovinës së BDI-së, konfirmojnë ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Bogovinë. Ngjarja ka tronditur gjithë Maqedoninë dhe rajonin.
Personi që ka qëlluar me pistoletë ndaj kryetarit të Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi është shtetasi me inicialet Q.A. Personi në fjalë qëlluar me gjashtë plumba mbi kryetarin Hazbi Idrizi, kryetar të Komunës së Bogovinës, ai më pas ka qëlluar edhe veten me pistoletë duke u vetëvrarë.
Vrasësi i dyshuar për vrasjen e kryetarit ka qenë ish punonjës në Komunën e Bogovinës. Hazbi Idrizi është shqiptar i zgjedhur nga radhët e partisë BDI të Ali Ahmetit. Komuna ku ai ka fituar është me shumicë shqiptare.
Prokuroria zbardh vrasjen e Hazbi Idrizit
Prokuroria Publike në Tetovë ka zbardhur vrasjen e kryetarit të degës së Bogovinës, Hazbi Idrizi.
Në njoftimin për shtyp, shkruhet se autori me inicialet Q.A, i punësuar në Komunë në detyrën e inxhinierit, ka pasur një zënkë për disa minuta me Idrizin, dhe më pas ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar 6 herë.
Gjithashtu bëhet e ditur se autori, është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes ku ka tentuar të vrasë vetën dhe duke gjetur vdekjen më pas në spital.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com