Maqedoni,Xhaferi:Brenda dy ditësh
marr programin e qeverisë së re

Qeveria e re e Maqedonisë, e përbërë nga Lidhja Social Demokrate e Zoran Zaevit dhe partitë shqiptare, pritet të publikoket këtë javë, duke i dhënë fund ngërcit politik, kështu u shpreh  kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

“Pres që brenda një apo dy ditësh ta marr programin e këtij kabineti dhe pastaj ta caktoj seancën e parlamentit për javën e ardhshme”, tha Xhaferi në një intervistë për agjencinë AFP.

Maqedonia i ka kaluar pothuajse dy vjet të krizës së zgjatur politike para se përfundimisht të  behej transferimi i  pushtetit tek opozita shumëvjeçare.

Këtë javë, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i dorëzoi liderit të socialdemokratëve, Zoran Zaev, mandatin për formimin e qeverisë së re, e cila mbështetet edhe nga partitë shqiptare.

Sa i përket ministrave shqiptarë jozyrtarisht mësohet se BDI do të caktojë Zv.kryeministër për Marrëveshjen e Ohrit, Hazbi Likën.Zv.kryeministër për EuroIntegrime sipas mediave maqedonase do të jetë Bujar Osmani, ndërsa Ministër i Drejtësisë Adnan Jashari. Bashkim Ahmeti po përflitet për postin e Ministrit të Ekologjisë.

Ndërkaq Fatmir Besimi dhe Xhemail Elmazi po diskutohen për postin e ministrit të Ekonomisë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik

Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik