SHKUP- Ish-kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare dhe kryetar i Kuvendit të Përgjithshëm, Arbën Xhaferi, është gjetur në gjendje kome dje në banesën e tij në qendër të Tetovës, informon Tv Koha. Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Klinik të Shkupit ku i është dhënë ndihma e parë, informon Televizioni Koha në Tetovë.
Mjekët kanë thënë se gjendja shëndetësore e Xhaferrit vijon të jetë ende në rrezik jetë, për shkak të një gjakderdhjeje në tru. Ndërkohë që po bëjnë përpjekje për shpëtimin e tij.
Kohët e fundit Xhaferi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte shkak për largimin nga politika
Për 12 vite me radhë, Xhaferi ka qenë në krye të PDSH-së deri në vitin 2007 kur në krye të partisë erdhi zëvendësi i tij, Menduh Thaçi.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com