"Ligji për gjuhën shqipe do të shkojë së shpejti në Kuvend, me ose pa miratimin e Komisionit të Venecias". 

Kështu është shprehur kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i cili ka paralajmëruar se ligji do miratohet ditët në vijim. 

"Ligji mund të miratohet, ndërsa i njëjti do hyjë në fuqi pas mendimit të marr nga Komisioni i Vendeikut", ka thënë ai.  

I pyetur për reagimet e mundshme që mund të burojnë nga VMRO-ja opozitare në lidhje me ligjin e shqipes, Zaev deklaroi se opozita e ka shansin historik të plotësojë premtimin, për afrimin dhe ndërtimin e raporteve me shqiptarët.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com