Maqedoni, zgjedhjet e parakohshme
votohet të dielën, test për vendin

Maqedoni, zgjedhjet e parakohshme<br />votohet të dielën, test për vendin
Këtë të dielë në Maqedoni do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Partitë dhe koalicionet që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme përfundojnë sot edhe fushatën zgjedhore.

Partitë kryesore politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare, gjatë fushatës kanë vazhduar me premtimet për avancimin dhe mbylljen e çështjeve të pazgjidhura shqiptare.

Fushata elektorale në Maqedoni, është karakterizuar nga akuza të rënda mes partive politike, ndërsa tonet nacionaliste kanë qënë të pranishme gjatë të gjithë kohës.

Muaj më parë ish-kryeministri Gruevski dha dorëheqjen me synimin për t'i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Ndërsa vendi deri më tani ka qënë nën udhëheqjen e një qeverie teknike me në krye Emil Dimitriev.

Ndërkohë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka apeluar që qytetarët amerikanë në Maqedoni  të jenë të kujdesshëm për shkak të mundësisë së incidenteve gjatë zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Ndërkohë sipas sondazheve të mediave vendase vihet re se diferenca mes partisë në pushtet të Gruevskit dhe opozitës së social demokratëve të drejtuar nga Zoran Zaev është shumë e ngushte dhe pritet që të jenë pikërisht të pavendosurit ata që do të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni bazuar në krizën e thellë politike në të cilën ndodhet vendi prej dy vitesh vlerësohen si më të rëndësishme që nga pavarësia e saj 25 vite më parë.

Redaksia Online
XH.K/ E.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Numërohen katër kutitë e para, Tavo me epërsi ndaj Gjikurias! 11 vota të pavlefshme

Zgjedhjet në Himarë/ Numërohen katër kutitë e para, Tavo me epërsi ndaj Gjikurias! 11 vota të pavlefshme