Maqedoni, Ziadin Sela lë spitalin
pritet me duartrokitje/VIDEO
VD/Si tërhiqet zvarrë Ziadin Sela nga huliganët

Maqedoni, Ziadin Sela lë spitalin<br />pritet me duartrokitje/VIDEO<br />VD/Si tërhiqet zvarrë Ziadin Sela nga huliganët
Kreu i LR-PDSH-së Ziadin Sela ka lënë pas pothuajse 10 ditësh spitalin, ku po mjekohej pas plagëve që mori nga protestat e dhunshme në Kuvend.

Në dyert e spitalit ishin mbledhur dhjetëra mbështetës të tij të cilët e shoqëruan tek automjeti që e priste me duartrokitje.

E njëjta pritje i është bërë deputetit edhe në vendlindjen e tij. Mësohet se Sela disa ditë do të qëndrojë në shtëpi dhe më pas sipas paralajmërimeve do të kthehet në Kuvend. Ai ka pasur vizita të shumta në spital, një prej tyre ka qenë dhe kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare Spartak Braho.
 
Kreu i LR-PDSH-së u plagos rëndë disa ditë më parë nga protestues që u futën në Kuvend zgjedhjes së Talat Xhaferit kryetar i parlamentit.  

Në shumë media kanë qarkulluar disa foto ku fytyra e tij dukej e mbuluar plot gjak. 

Ja si tërhiqet zvarrë Ziadin Sela nga huliganët
Punonjësi i sigurimit të Kuvendit Abdylfetah Alimi nga Orizarja e Kumanovës, në një intervistë për Televizionin Alsat M, tregon momentet e tmerrit që kaluan bashkë me Selën, në kohën kur ai e shpëtoi atë nga duart e dhunuesve të cilët mbi të ishin duke ushtruar dhunë brutale.

"Ka qenë moment shumë i vështirë, moment i tmerrshëm. Më ka thirr një kolege, “Fetah eja se e kanë mbytur Selën. Para kësaj kohe, për disa minuta kam qenë i alivanosur mirëpo Zoti më ka dhënë fuqi që të vrapoj poshtë në katin e parë. Aty kur shkova te klubi i Deputetëve e kam parë z. Selën të shtirë dhe të përgjakur" 


(Momenti kur Ziadin Sela lë spitalin)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore