Maqedonia gjatë ditës së djeshme e ka cilësuar Serbinë si një “fqinj të keq”, duke deklaruar se Beogradi duhet të ndalojë së fyeri atë, duke e quajtur me emrin, “Ish republika jugosllave e Maqedonisë”.
Ministria e Jashtme e Maqedonisë, e ka cilësuar përdorimin e emrit me të cilin Serbia i është referuar si një provokim që ofendon qytetarët maqedonas.
Gjithashtu për këtë çështje ka reaguar edhe qeveria në Shkup, duke u shprehur se Beogradi është duke vepruar në mënyrë të papërshtatshme dhe fyese.
Në vitin 1991, kohë kur Maqedonia shpalli pavarësinë nga Republika Federale Socialiste e Jugosllavisë, Greqia ka kundërshtuar përdorimin e këtij emri pasi në një provincë në Greqinë Jugore mban këtë emër dhe Athina insiston se vetëm ajo duhet ta përdorë emrin Maqedoni.
Ndërkohë Maqedonisë i është lejuar që tu bashkohet organizatave ndërkombëtare duke u njohur si “Ish Republika Federale Socialiste e Jugosllavisë.
Gjatë viteve të fundit tensionet mes dy vendeve janë rritur për sa i përket çështjes së emrit dhe shpesh herë Greqia ka kërcënuar me vendosjen e vetos në anëtarësimi e Maqedonisë në shumë organizata ndërkombëtare.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com