Maqedonia drejt zgjedhjeve të
parakohshme, thellohet përçarja

Maqedonia drejt zgjedhjeve të <br />parakohshme, thellohet përçarja
SHKUP- Projektligji për “branitellat” i iniciuar nga partia të cilën e drejton kryeministri Nikolla Gruevski është skenari i radhës që ka tensionuar situatën politike në Maqedoni. Propozimi i VMRO-DPMNE-së u garanton të drejta të veçanta dhe përfitime ish pjesëtarëve të forcave të sigurimit që u përfshinë në konfliktin që solli marrëveshjen e Ohrit. Lëvizja e Gruevskit erdhi si përgjigje ndaj veprimit të ministrit shqiptar të mbrojtjes, Fatmir Besimi, i cili vendosi lule dhe u përkul para një memoriali të UÇK-së.

 Duke komentuar aktin e ministrit Fatmir Besimi në memorialin e UÇK-së, Presidenti George Ivanov u bë pjesë e këtij debati duke deklaruar se "Ministria e Mbrojtjes, dhe posaçërisht Kabineti i ministrit e ka keqpërdorur uniformën ushtarake. Janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe pritet që nga ata persona të kërkohet përgjegjësi". Qëndrim i Bashkimit për Integrim Demokratik është se nëse nuk gjendet zgjidhje edhe për ish ushtarët e UÇK-së, do të shkohet drejt zgjedhjeve të parakohshme. BDI si një partnere në koalicion i qëndron pozicionit të saj se duhet të gjendet zgjidhje për të dy palët e përfshira në konflikt ose ligji të tërhiqet, në të kundërtën vihet në pikëpyetje koalicioni. Në krahun opozitar, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi ka deklaruar se është i gatshëm për të biseduar dhe mbështetur oponentin e tij politik shqiptar Ali Ahmeti, për të parandaluar miratimin e ligjit të propozuar njëanshmërisht nga Gruevski. Subjekti tjetër politik që drejtohet nga Rufi Osmani i ka cilësuar si artificiale tensionet e fundit në koalicionin qeveritar. Nëse skenari i zgjedhjeve të parakohshme do të bëhet realitet atëherë ato ka shumë mundësi të bashkohen me zgjedhjet lokale që mbahen vitin e ardhshëm.
(dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai