"Maqedonia e Greqia afër zgjidhjes
së çështjes 27-vjeçare të emrit"

së çështjes 27-vjeçare të emrit"">
Gazeta e njohur britanike ”The Guardian” shkruan se Maqedonia dhe Greqia janë afër zgjidhjes së çështjes 27 vjeçare të emrit të shtetit të Maqedonisë.

Sipas kësaj gazete, sinjalet pozitive janë dhënë nga Kryeministri Zoran Zaev, pas vizitës së tij në Bruksel. ”E di që nëse kemi marrëdhënie miqësore dhe qasje pozitive, atëherë një zgjidhje është e mundshme”, citohet të ketë thënë Zaevi.

Më tej, gazeta citon atë çfarë Zaev tha në konferencën për shtyp së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërkaq përmed edhe deklarimet greke për frikën e tyre për pretendime territoriale ndaj provincës veriore greke të Maqedonisë.

”The Guardian” konsideron se Zaevi ka një qëndrim më pajtues rreth kësaj çështje, duke shtuar se ndonjë emër i mundshëm mund të përfshijë cilësime gjeografike si Maqedonia e sipërme, e veriut, ose Maqedona e Re.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm