Maqedonia bojkoton ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel, muslimanët e Bosnjes për akademinë: Turp tju vijë

Maqedonia bojkoton ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel, muslimanët e Bosnjes për akademinë: Turp tju vijë

Maqedonia e Veriut ka bojkotuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel, nisur nga Nobeli për Letërsi për Peter Handke.

Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli ka falënderuar homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Nikolla Dimitrov, për bojkotimin e ceremonisë teksa ka shkruar në Twitter,

“Faleminderit Nikola Dimitrov për bojkotimin e ceremonisë për ndarje të çmimieve Nobel. Maqedonia ka qëndruar me ne në kohërat më të vështira, gjatë viteve ’98-99, kur Millosheviçi kreu krime në Kosovë. Handke nuk ka përkrahur viktimat si Maqedonia e Veriut, por e ka përkrahur Millosheviçin”.

“Turp tju vijë”, është ky mesazhi që shoqatat e myslimanëve të Bosnjës i dërguan akademisë suedeze tç Çmimit Nobel, një mesazh i qartë o paraqitur në një pankartë gjigante e vendosur në zemër të Sarajevës. Përmes saj, ata denoncuan vendimin që çmimi prestigjoz ti` jepej shkrimtarit austriak, të shumëpërfolur për qëndrimin pro-serb dhe mbështetjen e Sllobodan Milloshevicit. Përzgjedhja e Akademisë Suedeze, e njoftuar në tetor, shkaktoi zemërim në Ballkan dhe më gjerë.

Para Maqedonisë Veriore, Shqipëria, Turqia e Kroacia kanë njoftuar se nuk do t’i përgjigjen ftesës së mbretit të Suedisë për pjesëmarrje në ceremoninë e Nobelit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!