Maqedonia e Veriut heq gjuhën shqipe në tabelat e sinjalistikës rrugore (FOTO)

Maqedonia e Veriut heq gjuhën shqipe në tabelat e sinjalistikës rrugore (FOTO)

Tabelë sinjalistike në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka hequr gjuhën shqipe në tabelat e sinjalistikës rrugore. Tani tabelat në afërsi të të vendkalimit kufitar Bllacë, kanë vetëm tri mbishkrime: gjuhën maqedonase, anglisht dhe frengjisht.

Shkodran Tolaj, ish-Drejtori i Ansamblit Shtetëror Shqiptar të Këngëve dhe Valleve Popullore në Maqedoninë e Veriut me anë të një postimi në Facebook ka denoncuar heqjen e gjuhës shqipe nga tabelat e rrugëve.

“MOS NA E KUJTONI BLLACËN E VITIT 1999

Në Bllacë, në kufi me Kosovën, mbishkrimet e reja në maqedonisht, anglisht dhe frengjisht. Në shqip JO. U kthyem në vitet e rënda kur baballarët tonë nuk guxonin të flisnin shqip në shkollë!

Po na kujtoni dëbimin masiv të kosovarëve nga sërbët drejt Bllace, vetëm “Severna” në atë kohë mungonte!

Ndryshimi erdhi veç për të zezën e shqiptarëve! Çoni duart përpjetë kur nuk keni takat me mbrojt identitetin kombëtar”, shkruan Tolaj krah fotove.

Shenjat ku shkruhet “Република Северна Македонија” dhe tjetra “Добредојдовте во Република Северна Македонија” të shoqëruara edhe nga shkrimi në anglisht dhe frengjisht, janë vënë nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore”, ndërsa e njëjta ka nisur që ta heq shqipen nga shenjat në rrugët me të cilët menaxhon kjo ndërmarrje.

Tendenca për të minimizuar apo edhe më keq, për të hequr gjuhën shqipe nga përdorimi, ka filluar që me ardhjen e Qeverisë së re të VMRO-VLEN-ZNAM.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski ka caktuar një mbledhje ku do të shqyrtohet për shfuqizimin e tre neneve të gjuhës shqipe nga Ligji për zbatimin e gjuhëve.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/09/2024 01:40

    Te shohim nese do te veprojne me bullgaret kur t'ju kerkojne tabela ne bullgarisht,sic vepruan me shqiptaret per tabelat dhe ne shqip,apo eshte ky veprim jo thjesht nje shfaqje nacionaliste,por dhe nje parandalim ne rast se bullgaret kerkojne tabela ne gjuhen e tyre?! Te shohim!

    Përgjigju
  • Bom: 14/09/2024 22:29

    Një shtet pa histori dashka të cenojë kombin dhe gjuhën shqipe. Mesa duket duhet t'u kujtojmë edhe një herë vitin 2001!

    Përgjigju
  • Emigranti: 14/09/2024 13:50

    Mir ua bene sllavet Sepse moret mendet e albin tradhetarit Vetem bashkimi i shqptareve ju skpetin nga zgjedha sllave

    Përgjigju
    • Or tej: 14/09/2024 16:59

      Shqiptari i percare ka qene gjithmone or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

EUROPOL godet grupin kriminal të drogës në Spanjë, 9 në pranga! Shqiptari u pastronte paratë përmes kriptomonedhave

EUROPOL godet grupin kriminal të drogës në Spanjë, 9 në pranga! Shqiptari u pastronte paratë përmes kriptomonedhave