Maqedonia e Veriut sot ka shënuar shifra rekorde me të vdekur dhe të infektuar me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 8 të vdekur dhe 196 të infektuar me koronavirusin e ri në 24 orët e fundit.
Viktimat janë të moshës prej 31 e deri në 86 vjeç dhe 4 prej tyre janë nga Shkupi kurse të tjerët nga qytetet e Strugës, Ohrit, Gostivarit dhe Resnjës.
Me këto viktima, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 179, shumica prej tyre nga Shkupi, Kumanova, Tetova, Shtipi dhe Struga.
Sa i përket të infektuarve nga testimi i 1,213 mostrave, pozitiv me koronavirus kanë rezultuar 196 persona dhe pre tyre; 90 në Shkup, 45 në Tetovë, 17 në Kumanovë, 11 në Ohër ndërsa në dhjetë qytete tjera numri i të infektuarve është më i ulët se dhjetë.
Në bazë të raportit ditor, tani tre ditë numri i të infektuarve është më i lartë se i të shëruarve; nga3,895 të diagnostikuar me covid-19, 2,011 janë pozitiv, 1,705 janë shëruar ndërsa 179 kanë ndërruar jetë.
Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë testuar 42,262 persona.
Për shkak të shifrave të larta me të infektuar, qeveria në mbledhjen e të premtes në mbrëmje ka vazhduar pushimin apo mos-shkuarjen në punë të kategorive të caktuara të qytetarëve, si të moshuarve, të sëmurëve kronike, lehonave, të grave që janë në pushimin e lindjes si dhe të njërit nga prindërit që janë në punë e që kanë fëmijë deri në moshën dhjetë vjeçare.
Në bazë të këtij vendimi, edhe pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme të premten, kopshtet nuk do të nisin me punë.
Qeveria gjithashtu ka miratuar edhe disa masa tjera lehtësuese, si zgjatjen e orarit të punës së qendrave tregtare deri në orën 22.00.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3123
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump do heqë 'non gratat'? Ambasadorja amerikane paralajmëron zgjerimin e listës së zezë në Maqedoninë e Veriut
21 Nëntor, 16:37
-
Kimete Berisha: Me Mickovskin kundër gjuhës shqipe
20 Nëntor, 11:20
-
Presidenti shqiptar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut jep dorëheqjen: Periudha ime është më e suksesshmja në histori
18 Nëntor, 14:49
-
Spiropali pret homologun e Maqedonisë së Veriut Gashi: Shqiptarët faktor stabiliteti, respektimi i gjuhës shqipe dhe të drejtave i shërben integrimit
13 Nëntor, 14:32
-
Skandal me bastet sportive në Turqi, mediat: Grupet kriminale blenë ekipe edhe në Shqipëri për trukimin e rezultatit
12 Nëntor, 19:17
-
Braziliani kapet me 2 kilogramë kokainë në Aeroportin e Shkupit, i kishte fshehur në valixhe! Arrestohen dhe dy vëllezërit nga Struga
10 Nëntor, 17:25
-
Pas takimit me Macron, Mickoski shprehet optimist për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut
9 Nëntor, 09:04
-
A do ribashkohen Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në rrugën evropiane? Zëdhënësja e Komisionit Europian: Proces individual
31 Tetor, 20:15
-
Ballkani hyn më shpejt në BE?/ Von der Leyen: Përfiton prej tensioneve gjeopolitike
31 Tetor, 17:15
-
Raporti i Progresit për Maqedoni e Veriut, Mickocki: Asnjë përgjegjësi për ngecjen e procesit dhe negociatave!
31 Tetor, 17:06
-
Shkup/ Ali Ahmeti i shkruan letër dhe Mickoskit: Gjendja gjeopolitike më e rrezikshme se kurrë! Çdo prishje e re e marrëdhënieve ndëretnike do të kishte pasoja serioze
28 Tetor, 11:43
-
Presidentja e KE-së vizitë në Shkup, thekson nevojën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese
24 Tetor, 17:23