‘Maqedonia e Veriut’/ Qeveria miraton projektligjin dhe e dërgon në Kuvend (Detaje)

‘Maqedonia e Veriut’/ Qeveria miraton projektligjin dhe e dërgon në Kuvend (Detaje)

Parlamenti i Maqedonise

SHKUP-Maqedonia ka miratuar projektligjin mbi ndryshimin e emrit. Pas kalimit në qeveri, projektligji është dorëzuar në Kuvend për miratim, që do i hapte rrugë një epoke të re. E ndërsa referendumi mbi marrëveshjen me Greqinë nuk kaloi kufirin mbi 50%, tashmë cështja mbetet që të zgjidhet nga parlamenti.

Por ashtu si në referendum edhe në Kuvend parashikohet që të jetë shumë e vështirë që të arrihet shumica e 2/3 për të miratuar projektligjin. Shumica ka 72 deputetë nga 120, ndërsa duhet të sigurojë 2/3 për të kaluar marrëveshjen, që do të thoshte integrim në NATO dhe hapjen e rrugës për në BE.

Propozimi për ndryshimet Kushtetuese

Shtesë në emrin aktual të Republikës së Maqedonisë me atë: Republika e Maqedonisë Veriore
Në të gjithë Kushtetutën e shkruar të Republikës së Maqedonisë para fjalës Maqedoni do të shtohet parashtesa ‘e Veriut’.

Ndryshime në preambulën e Kushtetutës
Në përputhshmëri me preambulën dhe marrëveshjen me Greqinë, preambula do të pësojë disa ndryshime.

Garanci për kufijtë e territorial të Republikës së Maqedonisë
Në nenin 3 të Kushtetutës së Maqedonisë është rregulluar se territori i Republikës së Maqedonisë është i pandashëm dhe patjetërsueshëm.

Kujdes për qytetarët e Maqedonas në diasporë dhe më gjerë
Nën nenin 49 të Kushtetutës është shkruar se Republika e Maqedonisë kujdeset për gjendjen e të drejtat për komunitetin maqedonas në vendet fqinje dhe mërgimtarët. Ndihmon në zhvillimin e tyre kulturor dhe avancon lidhjen me ta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur