Maqedonia e Veriut si Shqipëria/ Orare të kufizuara në lëvizje dhe gjoba 'të majme' për parandalimin e koronavirus

Maqedonia e Veriut si Shqipëria/ Orare të kufizuara në lëvizje dhe gjoba 'të majme' për parandalimin e koronavirus

Gjoba dhe orare lëvizje të kufizuara, këto janë masat shtrënguese që ka marrë qeveria maqedonase për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend. Ndërsa, ka shhkuar në 85 numri i të infektuarve, frika nga pandemia dhe rastet e thyerjes së rregullave nga ana e qytetarëve ka shtyrë qeverinë të vendosi gjoba të ‘majme’ si dhe të kufizojë oraret e lëvizjes së njerëzve për të sensibilizuar qytetarët e saj.

Sipas raportimeve të mediave vendase, qytetarëve iu janë lënë në dispozicion vetëm 9 orë për tu kthyer në shtëpitë e tyre, nga ora 21:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit. Kufizimi i lëvizjes së qytetarëve do të hyjë në fuqi ditën e sotme.

Ndërkaq, për të pabindurit që vendosin të bëjnë dalje të panevojshme në këtë situatë të emergjencës shëndetësore, Maqedonia e Veriut ka vendosur gjoba. Për këdo person i cili do të thyej izolimin duke dalë nga karantina, Prokuroria Publike ka të drejtën t’i gjobisë ata nga 2000 deri në 4500 euro.

Prokuroria Publike ka propozuar dënimin e gjithsej 45 personave në Maqedoninë e Veriut të cilët nuk respektuan masat izolimit, të cilat janë miratuar për të parandaluar përhapjen e coronavirusit prej 17 deri në 20 mars.

Kryeministri maqedonas, Oliver Spasovski duke folur për masat e marra gjatë kësaj krize shëndetësore, tha se ky është një nga vendimet më të vështira që është marr që nga ardhja në pushtet, por është një vendim i rëndësishëm dhe thelbësor për ruajtjen e jetës së qytetarëve.

Masat e marra nga kreu maqedonas i ekzekutivit për kufizimin e orareve të lëvizjeve dhe jo vetëm, ngjasojnë së tepërmi me ato të Shqipërisë, që  kryeministri Rama ka marrë për sensibilizimin e “të pabindurve” dhe parandalimin e përhapjes më tej të koronavirusit.

“Është shumë me rëndësi që çdonjëri prej nesh t’i përshtatet situatës shumë shqetësuese në të cilën gjendemi. Të bëjmë gjithçka për sjellje të përgjegjshme. Nga çdo individ dhe çdo subjekt kërkojmë që të jetë pjesë e kësaj beteje të përbashkët. Nëse duam që të mbrojmë kombin, të gjithë duhet të sillemi me përgjegjësi në këtë situatë të jashtëzakonshme në të cilën gjendemi. Bëhet fjalë për ekzistencën e qytetarëve tanë, të mbijetesës së sistemit tonë ekonomik, andaj ju ftoj të gjithëve që të jeni në krye të detyrës”, ka deklaruar kryeministri Spasovski në një paraqitje të jashtëzakonshme para qytetarëve.Gjatë orës policore do të lëvizin vetëm pjesëtarët e forcave të sigurisë, punonjësit e shërbimeve kujdestare të ndërmarrjeve publike, si dhe qytetarët të cilët duhet të kenë leje të vecantë apo udhëzime mjekësore për trajtime shëndetësore.Ministria e Shëndetësisë njoftoi gjatë ditës të shtunës se janë regjistruar edhe 9 raste të reja me Covid-19 duke e çuar numrin e të infektuarve me koronavirus në 85. Raste me koronavirus deri më tani janë regjistruar në Shkup, Dibër, Shtip, Kavadar, Gostivar dhe Ohër.“Pacienti i vetëm që është nën aparat të frymëmarrjes, është në fazë kritike. Të gjithë pacientët e tjerë janë në gjendje të qëndrueshme. Të gjithë pacientët që po i nënshtrohen trajtimit shtëpiak janë në kontakt të vazhdueshëm me klinikat”, ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në vetizolim janë mbi 4 mijë persona ndërsa qeveria ka njoftuar se në dispozicion të personave të prekur janë vendosur të gjitha objektet shtetërore, por edhe hotele. Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se 2,300 shtetas të Maqedonisë së Veriut janë të bllokuar në shtete tjera dhe se për evakuimin e tyre nga e hëna do të organizohen fluturime humanitare me qëllim kthimin e tyre në vend dhe vendosjen në karantinë si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun