Maqedonia e Veriut vendosi të mos mbyllen kufijtë me Kosovën dhe Serbinë

Maqedonia e Veriut vendosi të mos mbyllen kufijtë me Kosovën dhe Serbinë

Qeveria në Maqedoninë e Veriut, vendosi sot që të mos mbyllen kufijtë me Kosovën dhe Serbinë

Kryeministri teknik Oliver Spasovski deklaroi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk do të diskutojë për mbylljen e kufijve veriorë që e lidhin vendin me Kosovën dhe Serbinë dhe theksoi se mbetet në fuqi vendimi i fundit i ekzekutivit që kufijtë të jenë të hapur, pa kushte për hyrje dhe dalje.

“Kjo nuk është çështje politike por çështje e sigurisë shëndetësore. Nëse Komisioni shtetëror për Sëmundje Infektive do të vlerësojë në një kohë tjetër se duhet të ketë ndonjë masë të veçantë, atëherë do të diskutojmë në Qeveri”, u shpreh Oliver Spasovski.

Para dy ditësh Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut kishte njoftuar se për shkak të zhvillimeve të fundit lidhur me gjendjen me koronavirusin në vende fqinje, Komisioni për Sëmundje Infektive do të shqyrtojë vendosjen eventuale të regjimit në kufirin me Serbinë dhe Kosovën, teksa edhe nuk përjashtohet mundësia e mbylljes së vendkalimeve kufitare me këto dy vende.

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë dramatike situata prej pandemisë nga koronavirusi.

Sipas autoriteteve shëndëtësore, dje në vend u regjistruan 15 viktima nga infeksioni i koronavirusit, shifër që e rrit në 321 numrin total të atyre që kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë.

Totali i të prekurve nga infeksioni në Maqedoni është rritur në 6225.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini