Maqedonia e Veriut, Zoran Zaev kërkon mbajtjen e zgjedhje më 14 qershor: Në vjeshtë valë e re e mundshme epidemie

Maqedonia e Veriut, Zoran Zaev kërkon mbajtjen e zgjedhje më 14 qershor: Në vjeshtë valë e re e mundshme epidemie

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev, ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 14 qershor me pretendimin pasi nëse ato do të lihen të zhvillohen në vjeshtë, mund të jenë të rrezikuara për shkak të një vale të re të mundshme epidemie prej koronavirusit.

Partitë shqiptarë kanë qëndrime të ndryshme mbi mbajtjen e zgjedhjeve. BDI-ja kërkon mbajtjen e tyre sa më parë që të jetë e mundur ndërsa Aleanca për Shqiptarët, në opozitë, kërkon që të mbahen pasi të hapen kufijtë në mënyrë që e drejta e votës t’i sigurohet edhe atyre që ndodhen jashtë vendit.

Zgjedhjet ishin parashikuar të mbaheshin më 12 prill por u shtynë për shkak të pandemisë. Aktualisht vendi drejtohet nga një qeveri teknike në të cilën merr pjesë edhe VMRO DPMNE-ja opozitare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!