Maqedonia: Ikim nga Selaniku
duam të përdorim Durrësin

Maqedonia: Ikim nga Selaniku<br />duam të përdorim Durrësin
TIRANË - Maqedonia i kërkon Shqipërisë që ti vërë në dispozicion portin e Durrësit në mënyrë që të zëvendësohet porti i Selanikut i cili ka qenë pikë kryesore për shkëmbimet tregtare të biznesit maqedonas. Ky fakt është pohuar gjatë vizitës në Tiranë të ministrit të energjisë së qeverisë maqedonase. Në takimin me homologun shqiptar, Naço, ministry Valon Saraçini deklaroi se duhet që mes dy vendeve të rriten shkëmbimet tregtare në mënyrë që të zëvendësojnë mallrat e huaja.
“Dua të theksoj faktin se, po qe se zhvillimi ekonomik mes dy vendeve zhvillohet në drejtimin e duhur atëherë kompanitë e Republikës së Maqedonisë duhet më në fund edhe të shohin portin e Durrësit si një alternativë tjetër, për të anashkaluar portin e Selanikut, ku kemi pasur probleme me bllokadën e doganave”, u shpreh Saraçini.
Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë theksoi faktin se ka një interes në rritje të biznesmenëve shqiptarë që investojnë në Maqedoni dhe vetëm për dhjetë muajt e parë të këtij viti vlera e këtyre investimeve arrin rreth 2 milionë euro.
Ministri Nasip Naço tha se, qeveria shqiptare është e hapur ndaj investitorëve të huaj dhe ftoi të gjithë biznesin maqedonas për të ardhur dhe për të investuar në Shqipëri, pasi ndaj tyre do të krijohet një klimë e favorshme biznesi. Në këtë kuadër, Ministri Naço përmendi ligjin për mbrojtjen e investimeve të huaja, sidomos ato mbi 10 milionë euro, ku shteti shqiptar merr detyrimeve ndaj të tretëve për këto investime që bëhen në Shqipëri.

BASHKËPUNIMI
Për tre mujorin e parë të vitit 2011 marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë janë rritur me 30 për qind por edhe importet e Maqedonisë në drejtim të Shqipërisë janë rreth 46 milionë euro, gjë që tregon se ndryshe nga një vit më parë, për shkak dhe të krizës globale, ekonomitë e dy vendeve tona kanë filluar të kenë më shumë zhvillime tregtare.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kaskadori Di Jashari, Gaz Muça dhe djemtë e Rrugës Bardhyl! Esencë-Report Tv

Kaskadori Di Jashari, Gaz Muça dhe djemtë e Rrugës Bardhyl! Esencë-Report Tv