Maqedonia kërkon ikonat e vjedhura të Gjergji Thimos

Maqedonia i ka kërkuar zyrtarisht Shqipërisë që t’i kthejë 20 ikonat e vjedhura të Gjergji Thimos, të cilat janë në pronësi të Maqedonisë. Kuriri maqedonas shkruan se përmes një kërkese zyrtare dërguar Gjykatës së Tiranës, Prokuroria e Shkupit ka kërkuar përmes Ministrisë së Drejtësisë, që të marrë ikonat me vlerë të paçmuar. Në vitin 2013, në Tiranë mbërritën ekspertë maqedonas, të cilët analizuan disa prej këtyre ikonave, e që rezultoi se 20 prej tyre janë marrë ilegalisht nga manastiret në pjesën perëndimore të Maqedonisë. Gjergji Thimo u dënua në fund të vitit 2014 me 7 vjet burg, pasi iu sekuestruan 1.147 vepra arti.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0