Maqedonia miraton ligjin për
shqipen, përplasje në Kuvend
Gruevski tentoi të godasë kryetarin Xhaferi/Video

Maqedonia miraton ligjin për<br />shqipen, përplasje në Kuvend<br />Gruevski tentoi të godasë kryetarin Xhaferi/Video<br>
Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar ligjin për gjuhën shqipe me 64 vota pro, ndërsa opozita nuk ka marrë pjesë, madje situata ka qenë mjaft e tensionuar, pasi ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka tentuar të godasë kryetarin e parlamentit Talat Xhaferin.

E ndërsa jashtë Kuvendit kishte protesta kundër ligjit për gjuhën shqipe, në momentin që kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi propozoi që të votohet ligji për gjuhën shqipe, deputetët e VMRO DPMNE-së u ngritën për të bllokuar foltoren dhe procesin.

[gallery]25809[/gallery]

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski u ngjit dhe u drejtua për te vendi i kryetarit të Kuvendit, ndërsa pati edhe një përplasje me Xhaferin. Ish-kryeministri maqedonas u largua për një çast, ndërsa më pas u kthye sërish pas rifillimit të seancës pas pushimit të shkurtër. Ai shkoi sërish në vendin e kryetarit të Kuvendit duke u përballur me Xhaferin, por më pas ndërhynë deputetët e tjerë të Kuvendit dhe sigurimi duke shmangur një incident dhe përplasje më të madhe.

Kryetari i Kuvendit, Xhaferi përmes një statusi në Facebook shkruan “Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe u votua. Ligji për gjuhët sapo kaloi. Urime”. Deputeti i BDI-së, Artan Grubi në një lidhje telefonike për Report Tv e ka cilësuar si ditë historike miratimin e ligjit për gjuhën shqipe. ‘Opozita tentoi që të bllokonte miratimin e ligjit, por në fund kaloi me 64 vota pro. Kjo është një ditë historike. Gjuha shqipe u barazua me maqedonasen. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme. Falënderoj autoritetet në Shqipëri, Kosovë dhe këtu që na kanë mbështetur” tha ai.

Kujtojmë që Kuvendi i Maqedonisë e miratoi ligjin në fund të vitit të kaluar, ndërsa Presidenti e riktheu për shqyrtim, por qeveria e drejtuar nga kryeministri Zaev e rivotoi, ç’ka do të thotë se ligji futet menjëherë në fuqi duke mos pasur nevojë për dekret nga kreu i shtetit Ivanov.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë