Maqedonia misione paqeruajtëse
në Bosnje dhe Liban

Maqedonia misione paqeruajtëse <br />në Bosnje dhe Liban
MAQEDONI-Komisioni parlamentar për mbrojtjen dhe Sigurinë në këtë vend pranoi propozimet e qeverisë për dërgimin e nje ekipi mjekësor prej dhjetë vetësh në Bosnjë Hercegovinë. Ekipi i mjekëve maqedonas do jetë pjesë e operacionit paqeruajtës të BE Altea.
Ndërkohë pjesë e ekipit maqedonas do jetë edhe një këshilltar juridik më detyrë në Komandën e EUFOR edhe kjo pjesë e operacioneve të BE.Ekipi maqedonas do të shkojë në Bosnje në maj të këtij viti ndërsa misioni në këtë vend do zgjasë gjashtë muaj.
 Kurse në misionin në Liban në kuadër të Kombeve të Bashkuara Maqedonia do të dërgojë nje oficer shtabi .Maqedonia nuk merr pjese në operacionet e NATOS për shkak se ende nuk është bërë pjesë e Aleancës si pasojë e problemeve më shtetin fqinjë Greqinë.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje