Maqedonia në udhëkryq, presidenti
Ivanov takohet me krerët e partive

Maqedonia në udhëkryq, presidenti<br />Ivanov takohet me krerët e partive
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, George Ivanov ka realizuar ditën e sotme takime të ndara me partitë politike, ku është biseduar për gjendjen politike aktuale, pasi dy ditë më parë Nikolla Gruevskit i skadoi afati për të krijuar qeverinë.
 
Kreu i qeverisë është takuar me kreun e BDI, Ali Ahmeti, kreun e Besës Bilal Kasami si dhe me liderin e LR-PDSH-së, Ziadin Sela.
 
Ivanov pritet të takohet me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe atë të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.  
 
Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov ka bërë lëvizjen e pare ditën e djeshme duke u takuar me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nikolla Ivanovski, për konsultime lidhur me procedurat e mëtejshme se kujt do t’ia japë mandatin.
 
Presidenti ka theksuar se lidhur me gjendjen aktuale do të veprojë në pajtim me dispozitat kushtetuese dhe do të veprojë vetëm në interes të shtetit dhe të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
 
Në zgjedhjet e 11 dhjetorit asnjë parti nuk arriti të fitonte shumicën e mandateve, por forcat politike nuk ishin në gjendje as të formonin një koalicion duke e lënë vendin në udhëkryq.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje