Nikolla Gruevskit i kanë mbetur vetëm 2 ditë kohë për krijimin e qeverisë dhe deri tani, shpresa e tij e vetme duket se është BDI-ja, edhe pse Ali Ahmeti nuk terhiqet nga kerkesat e tij.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në mbledhjen e kryesisë qendrore këtë të premte do të vendos nese do t’i bashkohet koalicionit me VMRO-DPMNE apo opsione të tjera.
BDI kërkon që kryeministër të jetë Nikolla Popovski, që tani kryen detyrën e ministrit të jashtëm, ndërsa nuk do të pranohen që të jenë ministra, të gjithë ata që po hetohen nga Prokuroria Speciale. Zyrtarisht, Ahmeti dhe Gruevski kanë mbajtur vetëm një takim për qeverinë, duke mos konkretizuar asgjë përsa i takon bashkëqeverisjes.
Arsyeja e mosarritjes së një marrëveshjeje janë kushtet e kreut të BDI-së për zyrtarizimin dhe përdorimin e gjuhës shqipe në gjithë territorin e vendit, si dhe shtyrjen e mandatit të Prokurorisë Speciale me qëllimin që të vazhdojnë hetimet mbi skandalin e përgjimeve.
Sipas Kushtetutës maqedonase, nëse Gruevski nuk arrin ta krijojë qeverinë, atëherë mandatin e dhënë ai duhet t’ia dorëzojë presidentit Ivanov, që ia kalon partisë së dytë, e cila në këtë rast është LSDM e Zaev.
Redaksia Online
XH.K/E.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com