Pas përfundimit të afatit për arritjen e një marrëveshjeje për formimin e qeverisë, partia e cila fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e11 dhjetorit VMRO-DPMNE-ja ka reaguar me anë të një deklarate për situatën politike në vend, duke kërkuar zgjedhje të reja.
Sipas VMRO-DPMNE-së, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për krizën politike që ka pushuar vendin.
“VMRO-DPMNE së bashku me Koalicionin Për Maqedoni më të mirë, si fitues i zgjedhjeve të fundit, beson se formimi i qeverisë duhet të synoje mbylljen e krizës politike, e jo rritjen e saj dhe e konsideron se mbajtja e zgjedhjeve të reja është vendimi i pjekur për tejkalimin e krizës dhe për caktimin e prioriteteve për reforma në plan të parë. Çdo zgjidhje tjetër vetëm do të çojë në konflikte të reja dhe probleme tjera”, shkruhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.
BDI-ja e Ali Ahmetit nuk iu pergjigj pozitivisht fteses se Gruevskit, pavarësisht se VMRO-DMPNE kishte pranuar platformën shqiptare të vendosur në tryezën e bisedimeve, duke i ofruar edhe 8 ministri si dhe kreun e Kuvendit.
"Ne kemi pasur pesë opsione. Ne kemi diskutuar edhe me miqtë tanë ndërkombëtarë. Në mënyrë unanime kemi vendosur që të vazhdojmë debatet e brendshme në BDI edhe në ditët në vazhdim pasi debati nuk mund të kryhet sonte. Nuk kemi argumente për të sjellë vendim", deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.
Në bazë të kushtetutës së Maqedonisë ende nuk dihet nëse mandati për formimin e qeverisë do t’i kalojë partisë LSDM-së së Zoran Zaev dhe nëse BDI do të krijonte koalicion me partinë majtise të Zaev.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
