Maqedonia pas zgjedhjeve,partitë
në heshtje, ende asnjë koalicion 

Maqedonia pas zgjedhjeve,partitë<br />në heshtje, ende asnjë koalicion 
Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni krijimi i qeverisë po duket i vështirë. VMRO-DPMNE-ja nxiton të formojë ekzekutivin, ndërsa sipas partisë opozitare LSDM: “Regjimi nuk mund të krijojë qeveri”.  

Nga ana tjetër shqiptarët kanë 20 ditë afat ligjor për të vendosur se me cilën parti maqedonase do ta krijojnë qeverinë e re, edhe pse BDI-ja, si partia më e madhe shqiptare, edhe në këto zgjedhje nuk ka vendosur ende nëse do ta pranojë ofertën e Nikolla Gruevskit për të krijuar qeverinë e re.

Madje zyrtarë nga kjo parti kanë thënë se ende nuk ka një zgjidhje, edhe pse do të jetë shumë e vështirë. "Kam përshtypjen se këto zgjedhje e komplikuan situatën edhe më tepër duke e bërë të pamundur reformën sistemore dhe qeverisje të qëndrueshme e të sigurt e aq më pak zgjidhje të çështjeve të mëdha me të cilat ballafaqohet shteti", është shprehur Artan Grubi, shef i kabinetit të BDI.

Në zgjedhjet e të dielës Partia e Gruevskit ka fituar më shumë mandate e ndjekur nga LSDM e Zaev, ndërsa nga partitë shqiptare BDI e Ahmetit doli fituese megjithëse shqiptarët humbën shumë mandate në parlamentin maqedonas.
 
Por asnjëra prej partive nuk arriti të fitonte shumicën për të krijuar e vetme qeverinë e tashmë mbetet të shohim se cili do të jetë koalicioni ku vendimtare shihen partitë shqiptare.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera