Maqedonia shkon në zgjedhje
të parakohshme më 5 qershor 

Maqedonia shkon në zgjedhje<br />të parakohshme më 5 qershor 
Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski firmosi sot vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme legjislative për më 5 qershor, njoftoi zyra e shtypit e parlamentit.

“Në bazë të kompetencave të mia kushtetuese dhe ligjore, në përputhje me vendimin për shpërbërjen e parlamentit të Republikës së Maqedonisë, sot firmosa vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në parlamentin e Republikës së Maqedonisë, që do të zhvillohen më 5 qershor 2016”, thotë Veljanoski në një deklaratë me shkrim.

Ai shpreh bindje se zgjedhjet do të zhvillohen në atmosferë të qetë dhe demokratike.

“Besoj se të gjithë subjektet e përfshira në procesin zgjedhor do të kontribuojnë që zgjedhjet të kalojnë në atmosferë të qetë dhe demokratike dhe që secili nga ne më 5 qershor do ta realizojë të drejtën e tij të votimit”, thekson kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski.

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni ishin parashikuar të zhvilloheshin më 24 prill/atsh

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur