SHKUP - Pronarët e fabrikave të miellit dhe furrave të bukës në Maqedoni kanë paralajmëruar uljen e çmimit të bukës me 10 për qind deri në fund të këtij viti.
Shoqata e tyre ka paralajmëruar se fillimisht ata do të përdorin sasitë e mëdha të miellit, që kanë nëpër magazina, dhe më pas do të fillojë prodhimi i miellit të ri me çmim më të mirë e me këtë rast do të pasojë edhe ulja e çmimit.
Nga gruri vendas janë blerë mbi 90 për qind e sasisë me një çmim prej 14 denarësh/kilogrami. Por problem për ndryshimin e çmimit bukëpjekësit do kenë konkurrencën e pandershme nga jashtë vendit, e cila ndërhyn me çmimin më të lirë të grurit, që do të blihet para se fabrikat vendase të miellit të shesin rezervat e tyre.
Maqedonia çdo vit importon 150 mijë tonë grurë nga jashtë vendit, ku në vend të parë të importit është Serbia, transmeton Radio Vala.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com