Maradona teksa ndodhej në Venezuelë gjatë festimeve ushtarake për 190 vjetorin e betejës së Ayacuchos, që i dha fund dominimit spanjoll në Amerikën e Jugut, sulmuesi i lodhur nga fjalimi i gjatë i presidentit Nicolas Maduro është fiksuar nga kamerat duke dremitur.
E ndërsa presidenti Nicolas Maduro po cilësonte Maradonën si një rebel dhe që shoqëron popujt në luftën e tyre për drejtësinë dhe për të vërtetën, argjentinasi as nuk i ka dëgjuar, pasi po dremiste. Videoja ka bërë xhiron e botës duke marrë miliona klikime.
Theksojmë që Maradona është shumë i lidhur me Venezuelën pasi ka qenë një mik i madh i ish presidentit Hugo Chavez.
d.b/shqiptarja.com
