Pogradec- Mbi 50 notarë, në tre disiplina të ndryshme, garuan këtë fundjavë në liqenin e Pogradecit për maratonën e notit ‘Agron Ruvina’, që mban emrin e ish-kampionit të notit nga ky qytet. Përveç nderimit të figurës së Agron Ruvinës qëllimi është edhe promovimi i Pogradecit përmes sportit dhe konkretisht notit.
“Unë personalisht dhe gjithë familja ime ndjehemi jashtë mase mirë, të priveligjuar, që bashkia na interesohet dhe bën këtë maratonë për të kujtuar vëllanë në këtë ditë kaq të bukur,”-u shpreh Sofika Ruvina, motra e Agron Ruvinës.
Në kategorinë e veteranëve Vladimir Mato preu i pari vijën e finishit, ndërsa për të rinjtë triumfoi Ergi Malellari, volejbollist i Pogradecit që për herë të parë garoi në not.
“Ishte hera e parë që garoja në not dhe nuk besoja se do të fitoja, por e shtyva veten. Ishte e vështirë se do përgatitje,”-tha Ergi Malellari, fitues për të rinjtë.
Për vajza ia doli Sandra Vesho, ndërsa pjesë maratonës u bë edh eish-kampionia e notit Enkelejda Konopulli.
“Ishte shumë e vështirë sepse për mua tani duhet një përgatitje. Do të dilja më mirë nëse do isha përgatitur më shumë, por megjithatë jamë e kënaqur,”-deklaroi Enkelejda Konopulli, ish-kampione e notit.
Ky ishte sezoni i tretë i maratonës ‘Agron Ruvina’, ndërsa organizatorët synojnë që vitin e ardhshëm ajo të shndërrohet në një garë ndërkombëtare.
Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?
-
Të nevojshëm
68.3%
-
Të panevojshëm
25.4%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4196
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Festë për ngjitjen në Pogradec, kapiteni e mbyll 40 vjeç! Valbona bën historinë, tifozët e futbollistë kërcejnë me tupana
6 Maj, 12:37
-
Aksident në aksin Pogradec-Qafë-Thanë, makina përplas një grua
4 Maj, 12:26
-
Pogradec/ Tre jetime me nënën shurdhmemece jetojnë në kushte të vështira! 19 vjeçarja kërkon ndihmë për motrën e sëmurë
29 Prill, 17:32
-
Aksident me vdekje në aksin Pogradec-Qafë Thanë, 'Benz'-i në korsinë e gabuar përplaset me një mjet! Humb jetën pasagjeri 80-vjeçar
29 Prill, 07:53
-
Pogradec/ Ndihmuan të arratisej 39-vjeçarin që kërcënoi me armë punonjësit e Task Forcës, 2 të arrestuar
26 Prill, 16:34
-
Korçë/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, vjedh makinën sapo del nga burgu! Liria i zgjat vetëm për 24 orë
25 Prill, 18:20
-
Pogradec/ Kërkohej për plagosjen e shokut, kërcënon me armë punonjësit e Task Forcës që shkuan të verifikojnë ndihmat ekonomike
25 Prill, 16:50
-
Pogradec, aksident automobilistik në afërsi të Gurit të Kuq, policia në vendngjarje
23 Prill, 15:31
-
Goditi me grushte e sende të forta 3 të rinj, arrestohet 26-vjeçari
22 Prill, 13:21
-
Pogradec/ Peshkatari kap koranin mbi 13 kg në Ohër e shet për 20 mijë lekë: S’kisha kapur kurrë kaq të madh
20 Prill, 14:20
-
Pogradec, peshkatari kap në ujrat e liqenit të Ohrit peshkun Koran më shumë se 13 kg
19 Prill, 14:04
-
IKMT aksion në Tushemisht për prishjen e objekteve pa leje! Kryeinspektori: Pastrojmë bregun e liqenit
16 Prill, 12:10