Maratona e Tiranës/ Veliaj ironizon Metën për zgjedhjet: Shqipëria e së ardhmes vrapoi në shesh, ajo e së shkuarës nuk e di ku ishte

Maratona e Tiranës/ Veliaj ironizon Metën për zgjedhjet: Shqipëria e së ardhmes vrapoi në shesh, ajo e së shkuarës nuk e di ku ishte

Që prej orës 9 të mëngjesit, nga sheshi Skënderbej nisi gara për tre kategoritë, Gjysëm Maratona 21K, Tirana 10K dhe Ëe too, ku morën pjesë më shumë se 2500 vrapues nga 42 vende të botës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh për Report Tv se sot shqipëria e së ardhmes ishte në shesh duke treguar një sjellje europiane.

“I jam gëzuar Tiranës europiane sot dhe ajo që është e rëndësishme është që dy Shqipëri kishin zgjedhje sot, Shqipëria e të kaluarës që do ti mbajë gjërat mbrapa dhe Shqipëria e të ardhmes që do të vrapojë përpara. Shqipëria e të ardhmes që do të vrapojë përpara doli e gjitha në shesh, ajo Shqipëria tjetër e të kaluarës nuk e di ku ishte sot”-u shpreh Veliaj

Edicioni i katërt i Maratonës së Tiranës është dominuar sërish nga sportistët kenian, të cilët kanë qenë fitues të gjysmë-maratonës. Ndërkohë që rekordmenia shqiptare, Luiza Gega, u shpall fituese e kategorisë Tirana 10K e cila arriti të thyejë sërish rekordin kombëtar.

“Arsyeja pse unë marrë pjesë është sepse është vertetë një kënaqësi shumë e madhe të vraposh në vendin tënd, sot jam kënaqur jashtë mase shumë, gjithë rrugës më uronin njërezit, bërtisnin emrin tim dhe është një emocion shumë i vencantë nga ai që unë ndiej kur shkojë garojë jashtë dhe nuk kam tifozë të vendit tim. Unë kam thyer një rekord të ri kombëtar në 10 km pavarësisht se e mbaja po unë këtë rekord”-tha Luiza Gega

Pjesmarrësit garuan për kauza të ndryshme dukë nisur nga ato mjedisore deri tek ndihmat për dëmet e tërmetit.

Pas garës pjesmarrësit u shprehen të lumtur pasi sipas tyre qëllimi kryesor ishte ndërgjegjësimi për të lëvizur më shumë dhe për të pasur sa më shumë aktivitet fizik.

“Shumë e bukur, Tirana kishte atraksione shumë të mira, përvec aspektit sportiv që vjen duke u përmirësuar garë pas gare, arrin të shohësh një Tiranë që është përmirësuar goxha, një Tiranë e gjelbër.

Gara shkoi për mrekulli shyqyr zotit pa asnjë dëmtim, gjatë 24 orëve nga gjumi deri tek puna duhet të krijojmë dhe një hapsirë për sportin sepse është dicka natyrale, dicka pa lek, gjithashtu unë sportin e cilësoj si beteja e sëmundjeve.

Unë vrapoj për refugjatët, është viti i dytë që e bëjë këtë iniciativë dhe këtë vit vrapojmë për refugjatët nga ana globale”-u shprehën disa nga pjesëmarrësit.

Pjesmarrësit në kategorinë Ëe too,  që ishte për personat me aftësi te kufizuar kishte më tepër qëllim motivues sesa konkurrues.

“Kjo maratonë ka një nënkuptim tjetër sepse tregon vullnetin e këtyre njerëzve me karrige me rrota, dëshirën për tu marrë me aktivitete sportive.

Jam i vetminë maratonë që marrë pjesë në këmbë me një protezë. Kjo është hera e tretë që marrë pjesë”-thanë disa nga pjesëmarrësit në kategorinë Ëe too.

Vitin tjetër në Tiranë do të organizohet Maratona 42 km./ 


Lajmi kryesor:

Maratona e Tiranës/ Luiza Gega thyen rekordin kombëtar! Veliaj ironizon Metën për zgjedhjet: Shqipëria e së ardhmes vrapoi në shesh


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë