Fatjon Konomi është shpallur fitues i Maratonës së Tiranës në kategorinë e meshkujve, duke zënë vendin e parë në garën prej 42 kilometrash.

Maratona e Tiranës ka bërë bashkë këtë vit rreth 5,800 vrapues nga të paktën 40 shtete të ndryshme, të cilët kanë garuar në pesë kategori.

Pjesëmarrësit kanë konkurruar në maratonën e plotë prej 42 kilometrash, gjysmëmaratonën 21 kilometra, garën 10 kilometra, kategorinë e re 5 kilometra dhe garën 3 kilometra “We Too”.


Lajmi kryesor:

42 kilometra, Luiza Gega triumfon mes 5.800 garuesve në Maratonën e Tiranës, fiton çmimin prej 5 mijë eurosh! Disa rrugë të bllokuara deri në orën 16:00, ja harta